Protesta për Rexhail Qerimin dhe rastet e tjera, nga pjesëmarrësit u cilësua si protestë për t’i bërë thirrje ndërkombëtarëve për drejtësi, shkruan Alsat.

Njëri ndër organizatorët e protestës, Nagip Jonuzi, tha para mediave se s’janë ngritur për herë të parë dhe të fundit.

“Po ia bëjmë me dije ndërkombëtarëve për rastet që kanë ndodhur. Këto raste janë të montuara. Vdekja në rrethana të dyshimta të Rexhail Qerimit, rasti i tij dhe rastet e tjera nuk do të përfundojnë këtu. Thirrjet tona i drejtohen institucioneve ndërkombëtare”, tha ai./Alsat.mk