Ata mirmbajnë qytetin, bëjnë një punë vërtetë të ndershme dhe shpesh kanë qenë më të anashkaluarit nga institucionet informon TetovaSot .Por duket se punëtorët e NPK-Tetova tashmë i kanë lënë pas problemet e shumta me të cilat ata janë ballafaquar ndër vite.Në këtë drejtim është edhe puna që po bën drejtori i kësaj ndërmarjeje Nuredin Fetai .
Që nga ardhja e tij në këtë funksion, Punëtorët për shërbimin e pastrimit dhe larjes së rrugëve, si dhe mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbëruara në qytet dhe jo vetëm kanë një trajtim krejtësisht ndryshe duke nisur që nga rrogat që ata tashmë po i marrin në kohë dhe shumë ndryshime drastike e kushte më të mira për t’a për kthimin njëkohësisht të imazhit të këtij institucioni shumë të rëndësishëm përcjellë TetovaSot.
Së fundmi janë edhe uniformat e reja për punëtorët dhe shumë cështje tjera që janë një stimul i vecantë për punëtorët për tu kthyer atyre dinjitetin dhe vlerësuar punën që ata po e bëjnë në shërbim të qytetarëve .

Ndryshe Nuredin Fetai është jurist i diplomuar .Ai është një njeri shumë i përkushtuar për profesionin e tij që e kryen me shumë vendosmëri dhe profesionalizëm përfshirë këtu edhe menaxhimin e një ndërmarrjeje shumë të rëndësishme në Tetovë e cila në të kaluarën është përballur me shumë sfida të shumta dhe probleme të natyrave të ndryshme.TetovaSot