Akullorja në mëngjes ndihmon trurin të funksionojë shumë më mirë. Në këtë përfundim kanë dalë studiuesit japonezë, sipas të cilëve, konsumimi i akullores në mëngjes ndikon në përmirësimin e funksionimit të mendjes njerëzore.
Giosichiko Koga, profesor në Universitetin e Tokios, bëri këtë eksperiment: Ai i tha një grupi studentësh për të ngrënë akullore sapo të zgjoheshin, disa të tjerëve asnjë gjë dhe një grupi tjetër, u tha të konsumonin vetëm ujë.
Grupi që hëngri akullore dha rezultate shumë më të mira dhe të shpejta kur u pyetën për të zgjidhur disa probleme, ndërsa grupet e tjera nuk kishin të njëjtat rezultate.