Rënia e borës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka mahnitur qytetarët që nuk janë mësuar ta shohin shpesh. Gjatë fundjavës, në Ras Al Khaimah kanë rënë temperaturat deri në -5°C  duke e mbuluar vendin deri në 10cm në borë, – njofton Qendra Kombëtare e Meteorologjisë dhe Sizmologjisë e EBA-së.

Vendasit nuk kanë ngurruar të shkojnë në rajonin malor për të bërë foto apo video që u përhapën shumë shpejt në rrjetet sociale. Pati kaq shumë zhurmë sepse bora në këtë nivel për ta, është e pazakontë.

Ras Al Khaimah është rajon malor ku bie borë, por janë të rralla rastet kur arrin në këto përmasa sepse është vend i nxehtë dhe i thatë. Hera e fundit që kishte kaq shumë borë, ishte në 2009 kur arriti deri në 20cm.