Qëkur u shpikën letrat higjenike, doktorët thonë se njerëzit i kushtojnë më pak rëndësi larjes me ujë. Ata thonë se duhet të heqim dorë nga letrat higjenike dhe se përdorimi i saj nuk na i largon bakteret, duke shkaktuar infeksione të ndryshme në zonat intime. Ndërsa vendet si Japonia, Italia dhe Greqia zakonisht përdorin bidetë për t’u pastruar, vende të tilla si Britania, SHBA dhe Australia mbështeten tek letra higjienike për të mbaruar punë sa më shpejt.

Mjekët po paralajmërojnë se fshirja vetëm me letër higjenike i le zonat ku kryejmë nevojat, jo higjenike, ndërsa përdorimi i tepruar mund të sjellë probleme shëndetësore si infeksione në zonën anale dhe infeksione në traktit urinar. Ata sugjerojnë të paktën letrën e lagur.

“Më duket mjaft e habitshme se si miliona njerëz ecin në rrugë me me ”anusë të pistë” duke menduar se ato janë të pastër”, tha doktoreshë Rose George. “Letra higjenike mund ta heqë pak mbetjen por nuk e zhduk”,-shtoi ajo.

Mund të duket si një paralajmërim i çuditshëm por George nuk është e vetmja në mendimet e saj për letrën higjienike, përfshirë edhe Will Smith, i cili tha se pastrimi me ujë apo me letër të lagur ndonjëherë është një gjë fantastike që njerëzit nuk po e bëjnë më.

Më tej tregoi një provë se si funksionin fshirja me letër higjenike. Merr pak çokollatë, përhape në dysheme druri dhe pastaj përpiqu ta heqësh me letër të thatë ose peshqir. Ju e keni vetë parasysh çfarë ngel pastaj.