Struga si rivierë turistike që thith turistë nga e gjithë rajoni, shumëherë ka vuajtur nga një menaxhues i mirë që do të jetë efikas dhe transparent në drejtimin e qytetit. Shumë ish kryetar të komunës së Strugës, në kohrat e kaluara, Struga si rivierë turistike mbeti nën llupën e interest të ish drejtuesve të Strugës, ku interes i tyre politizimi i komunës dhe mungesa e investimeve kapitale. Me ardhjen e Ziadin Selës në krye të komunës së Strugës, shumë qytetar janë dëshmitar se përjetoi imazh krejt ndryshe nga e shkuara. Struga u bë pjesë e investimeve në qendrën e saj, buzë Drini pësoi ndryshimin e duhur, ku turistët tashmë qetësisht mund të enden të shëtisin lirë pranë lumit Drini i Zi.

 

Struga nën drejtimin e Ziadin Selës arriti ta transformojë qytetin, dhe se turistët kanë mundur të ndihen më rehat në bregliqenin që ofron Riviera e bukur e Strugës. Qytetarët struganë janë dëshmitar sesi qyteti duhet të menaxhohet nga transparenca dhe thithja e investimeve kapitale, duke e bërë Strugën një qytet me perspektivë dhe me vlera tradicionale.

 

Kandidimi i Ziadin Selës nuk është luks, por domosodshmëri për t’i vazhduar investimet kapitale, rritjen e ekonomisë dhe zhvillimin e turizmit për karaktersitikën që dallohet qyteti i Strugës. Kandidimi i Ziadin Selës është i nevojshëm jo për t’i sfiduar politikisht kundërkandidatët tjerë, por për ta ndryshuar Strugën dhe për ta shndërruar në një qytet që do të jetë shembull për qytetarët dhe turistët e vendeve të ndryshme. Struganët votën për Ziadin Selën do ta japin para së gjithash për veten, dhe pastaj për atë, pasi ai guxon me transparencën e tij ta kthejë dinjitetin dhe rritjen e vlerave kulturore dhe turistike që posedon Riviera e Strugës.

© fol.mk