Pas një seance të gjatë dushi apo notimi, ju sigurisht keni vërejtur se si ju rrudhen gishtërinjtë. Ndërsa ato kthehen në normale pasi të dilni nga uji por prap pyesni veten se pse kjo ndodh.

Kanali i YouTube SciShow ka zbuluar përgjigjen. Në fillim, shkencëtarët besonin se osmoza shkakton që gishtërinjtë të duken kështu. “Fluksi i ujit, mendonin ata, zgjerojnë sipërfaqen e lëkurës, por jo edhe indet poshtë tyre, duke krijuar efektin e rrudhosjes”, raporton Metro.

Ky lloj i të menduarit ndryshoi në vitin 1935, pasi mjekët kishin observuar pacientët me dëme nervore. Njëri prej tyre, psh. kishte dëme nervore në tri gishtërinjtë e tij. Gishtat e padëmtuar ishin rrudhur gjatë ekspozimit nga uji, ndërsa ato të dëmtuar ishin të pa rrudhur. Përfundimi i tyre ishte: “Sistemi nervor është ai që shkakton rrudhosjen e gishtërinjve tuaj dhe i bën që të duken si kumbulla të thara.

Biologët gjithashtu mendojnë se evolucioni ka të bëjë me këtë. Paraardhësit tanë janë dashur që të sillen në kushte me shi dhe kishin nevojë për kontroll më të forte që të punojnë në mënyrë efikase. Sipas studimit të bërë kohëve të fundit, studiuesit kanë vërejtur se njerëzit me gishta të rrudhur ishin në gjendje që të rrëmbejnë sende të lagura për 12% më mirë. Është diçka fascinuese!