Fotografitë e vejtra i shohim me shumë qejf, por ajo e cila na çuditë gjithmonë, është mungesa e buzëqeshjes së njerëzve atëherë.
 Kemi shumë fotografi të cilat janë shkrepur në ditë të veçanta të gjyshërve apo prindërve tanë, e që fiks në këto ditë do duhej të ketë buzëqeshje, mirëpo fytyrat në ato fotografi janë sikur të ishin shkrepur me rastin e ndonjë tragjedie.

Pse nuk kanë qeshur ata?!

Mënyra se si është bërë shkrepja e një fotografie ka qenë e vështirë, gjithashtu edhe koha ka qenë e gjatë. Njerëzit nuk kanë arritur ta mbajnë buzëqeshjen në nivel për 10-15 minuta. Për kaq kohë është e vështirë të arrihet kjo, më e lehtë është të qenit serioz se sa i buzëqeshur vazhdimisht për 15 minuta të tërë.

Njerëzit gjithmonë kanë ditur si të qeshin, mirëpo ka qenë e nevojshme vetëm ta mësojnë mënyrën se si ta shprehin atë.