Kujtimet e këqija janë të vështira për t’u larguar pas gjumit, nëse i kenë “marrë me vetë” para se të shkoni në shtrat. Disa hulumtues në Kinë kanë zbuluar se një gjumë i mirë ndihmon për të riorganizuar kujtimet negative në tru, duke e bërë më të vështirë për t’i sjellë në mendje.

Ata pretendojnë se këto zbulime mund të aplikohen në një mjedis klinik, për të ndihmuar dhe për të hedhur më shumë dritë mbi çrregullimin e stresit post-traumatik.

Shkencëtarët gjithashtu kanë zbuluar se gjumi luan një rol kritik në kujtesë, duke ndihmuar në riorganizimin e informacionit dhe kujtimeve nëpërmjet një procesi të quajtur konsolidim.

Yunzhe Liu dhe kolegët  e Normal University të Pekinit kanë arritur të zbulojnë efektet e gjumit dhe konsolidimin e kujtesës duke ngacmuar kujtime negative.

Të jesh në gjendje për të ngacmuar kujtimet negative është një pjesë kyçe dhe një pjesë e rëndësishme e shëndetit mendor.

Me përpunimin e informacionit dhe ruajtjen afatgjatë, ajo na ndihmon të mësojmë nga gabimet tona dhe të shmangim ndikimin emocional në trur.

Shkencëtarët e Pekinit kanë testuar kujtimet e këqija tek 73 studentë meshkuj të Normal University.  

Pjesëmarrësit janë trajnuar për të memorizuar 26 imazhe, të përbërë nga një fytyrë neutrale dhe një imazh negativ, si kufoma e një kafshe, për të krijuar një memorie të pakëndshme.

Gjatë fazës së testimit u është kërkuar të kujtojnë imazhin bashkë me fytyrën.

Pas një pushimi të shkurtër, ata kanë kujtuar fytyrën neutrale duke dhe më pas kanë sjellë në mendje imazhet e pakëndshme.

Eksperimentet janë përsëritur gjatë dy ditëve, duke vënë gjithashtu në zbatim dhe bërjen e një gjumi të mirë natën.

Pas kësaj, shkencëtarët zbuluan se studentët që kishin bërë një gjumë të mirë, e kishin më të vështirë për të sjellë në mendje kujtimet e këqija.

Sipas tyre, kujtimet e këqija ishin riorganizuar në pjesën më afatgjatë të ruajtjes në tru, duke u bërë kështu më të vështira për t’u kujtuar.