Barabartësia e tërësishme mes shqiptarëve dhe maqedonasve, ne si Aleancë për Shqiptarët e shohim shtetin binacional mes komuniteteve, duke përcaktuar rregullimin e vendimmarrjes që të pengohet majorizimi i shqiptarëve.

Sot pas 15 vitesh pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit është më se e qartë se ky mekanizëm të ruaje status quo-në, pra ky mekanizëm vazhdoi të majorizojë shqiptarët pandërprerë Marrëveshja e Ohrit, ky mekanizëm i paraparë që të funksionojë në Parlament.

BDI dhe LSDM këtë mekanizëm e implementuan në atë kohë në pushtet lokal, ky është shkaku që 14 vite pas Marrëveshjes së Ohrit nuk është ndryshuar asnjë emër rruge në qytete me shumicë shqiptare.

Ja shembull: në Tetovë nuk mund të ndryshohet dot një emër shkolle. Prandaj ne duam meqë themi shtet binacional këtë vendimmarrje e mendojmë nëpërmjet Parlamentit dy dhomësh, ku do të jetë përfaqësuar në mënyrë të barabartë.

Kështu u shpreh Ziadin Sela në një intervistë në emisionin Zig Zag të Tv Art.