Shteti Islamik ka në objektiv djalin 11-vjeçar te Presidentit Trump. Sipas “The Free Beacon”, grupi terrorist po shpërndan në rrjetet sociale, detaje personale për Barron Trump.
Sipas Istitutit për Hulumtime të Medias në Lindjen e Mesme (MEMRI), duke përdorur hashtag “Mbajeni djalin e Amerikës”, përdoruesi me emrin “Dak Al-Munafiqeen,” që në gjuhën arabe do të thotë “Godisni hipokritët”, shkruajti: Barron Trump shkon në shkollë në Ëashington”. Postimi u shoqërua edhe me fotografi të Barron Trump.

ISIS ka humbur vazhdimisht territorin në Lindjen e Mesme gjatë vitit të kaluar. Ekspertët thonë se grupi i drejtohet thirrjeve publike për terror, kur humbet fuqinë.