Të gjithë ata që bëjnë pjesë në hetimet e lëndëve që i pregadit kryeprokurorja speciale Katica Janeva dhe gjithë lëndët që i ka marë ajo në dorëzim nuk kanë të drejtë të ankohen si gjithë qytetarët tjerë.

Praktikisht sipas informacioneve vendimi i prokurorisë speciale është i prerë dhe i fundit pa mundësi ankese derisa qytetarëve tjerë nëpër prokurori ju mundësohet e drejta e ankesës nëpër hetimet që po kryhen për ta.

I gjithë ky apsurditet vjen nga ligji për vepra penale në të cilin theksohet se qytetarët tjerë kanë të drejtë ankese derisa ata që hetohen nga prokuroria speciale nuk kanë as të drejtë ankese dhe se vendimi i PPS është i fundit.