rsz_qenan Shkruan:Qenan Aliu

Miq të dashur, Pse u ngutet Vmro-Dpmne-së dhe Bdi-së për të shkuar në zgjedhje me 5 qershorë ? Arsyetimi i tyre është se ashtu janë dakorduar katër partitë që morën pjesë në negociatat e Përzhinos me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar. Po, kjo është marëveshtja, por në mënyrë eksplicite nëse plotësohen edhe kushtet për zgjedhje kredibile. Një nga ato kushte akoma të paplotësuara përveç pastrimit të listës zgjedhore ështe regullimi i mediumeve me ligj të ri. Edhe kjo është mareveshje. Vmro-Dpmne nuk vazhdoi bisedimet për këtë çështje dhe verzionin e esnafit dhe të faktorit ndërkombëtar e hudhi poshtë në votim, ndërsa Bdi-ja në vazhdimësi heshtë. Kjo nuk është sjellje parimore e Bdi-së. Edhe pse sillet në opinion se gjoja ka konstruktivitet në veprimet e sajë, por në fakt, ajo deri më tani, nuk mbrojti në këto negociata asnjë postulat të barazisë së shqiptarëve as që ata ishin pika negocimi, por në sinkronizim në mënyrë perfide mbështeti strategjinë e Vmro-Dpmne-së për të realizuar opstrukcionet për stërzgjatjen e procesit të implementimit të kësaj marëveshje. E tani ,pse u ngutet këtyre për zgjedhje më 5 qerrshor ? – sepse ata shkojnë në humnerë, se ata duan që në zgjedhje të shkohet me krejtë votuesit e Pustecit.pse u ngutet kurë një dekadë janë në pushtet ? Bile akoma e kanë në duar pushtetin. Ashiqare u ngutet sepse mëtojnë të fitojnë, u ngutet sepse nuk ju konvenon demontimi i gjykatave të partizuara dhe të stërmbushura me akrabatë e tyre. Dhe u ngutet sepse synojnë me këtë listë zgjedhore të ,,fitojnë,, në zgjedhje dhe të shpëtojnë nga drejtësia. Por kjo nuk mundë të ndodhë edhe sikur këta të fitojnë në zgjedhje, sepse nuk do të kenë çfarë të bëjnë edhe evenetualishtë me ,,fitoren,, . Mbase me manipulime , më mirë është të humbish dinjitetshëm se sa të fitoshë në mënyrë të turpshme. BDI, në press konferencën zyrtare në selinë e partisë, më vitin 2014, nuk i pranoi rezulltatet në 3 njësitë zgjedhore të diasporës, ata i shpalli të manipuluara dhe të falcifukuara, për ata zyrtari i tyre tha se , me prova do të denoncojmë para organeve përkatëse këtë manipulim. A denoncoi në fakt Bdi këtë mashtrim zgjedhorë ?-akoma nuk ka asnjë argument se kjo parti këtë mashtrim zgjedhor e denoncoi para organeve kompetente. Edhe përkundër mospranimit të këtyre rezultateve për 1/3 e njësive zgjedhore sipas ligjit, ajo u bë bashkëpjesmarëse në qeveri. Kjo sa është e pa justifikueshme aq është edhe paradoksale. Ndërkaq, nesër më 6 prill deri më ora 24 është momentumi i cili do të publikojë se a do të mbahen zgjedhjet e parapara më 5 qerrshor. KSHZ është organi meritor i cili ka për obligim të deklarohet se a premtoi koha e shkurtur pët të përmbushur obligimet e tyre si organ për pastrimin e listës zgjedhore. Ashiqare koha nuk premtoi, KSHZ është organ që detyrimisht të thotë të vërtetën asgjë nuk mund të fshihet sepse përgjegjësia ju mbetet atyre. A do të jetë i saktë pohimi i ekspertit belg Vanhote se për zgjedhje më 05 qershorë vetëm mund të ëndërohet. A mos vallë ëndra mund të bëhet zhgjëndër ?!