Kuvendi i Republikës së Maqedonisë emëroi ministrat e rinj të BDI-së. LSDM-ja votoi kundër,  ndërsa deputetët e PDSH-së nuk ishin prezent në sallë  gjatë votimit.

Deputetët gjithashtu votuan edhe zv/ ministrat e rinj të BDi-së. 

Debat i ashpër gjatë seancës për emërimin e ministrave të rinj të BDI-së

Përplasje e ashpër e deputetëve të maxhorancës dhe opozitës për rifreskimin e kabinetit qeveritar. Ndërsa BDI mbronte ministrat e rinj dhe politikat e saj, PDSH dhe LSDM sulmuan ashpër partinë shqiptare në pushtet, duke e quajtur madje kreator të krizës politike në vend.

Dimitriev gjatë fjalimit të tij para deputetëve tha se ai pret që ministrat e rinj të vazhdojnë projektet e qeverisë.  Sipas Dimitrievit  meqë bëhet fjalë për qeevri teknike, projektet madhore do të vazhdojnë pas zgjedhjeve. 

Ndërkohë Imer Aliu nga PDSH theksoi se ky ishte elaborimi më i shkurt që mbahet mend ndonjëherë për emërimin e ministrave, fjalim që zgjati vetëm 2 minuta e 40 sekonda, pavarësishtë se bëhej fjalë për 7 ministra. Aliu e theksoi edhe faktin se kryeminsitri teknik nuk e pa të udhës që ministarve të rinj tua përmedn as emrat.

“Këto institucione që udhëhiqeshin nga shqiptarët, në fakt ishin boshe, sepse asgjë nuk është bërë për shqiptarët. Ministrat që ishin aty, ishin sa për sy e faqe, sikur të mos ishte askush. Këto vende edhe më tej do të vazhdojnë të jenë bosh sepse këto djem të ri nuk do të mund të bëjnë asgjë sepse tash futemi në fushatë parazgjedhore”, deklaroi Imer Aliu.

Sipas Imer aliut nga PDSH-ja,  problemi real i BDI-së është problemi i brendshëm, nuk mund të mbulohen 13 vite  keqqeverisje me këto reforma në të cilat askush nuk beson.

“Mos të harojmë se e gjithë kjo katrahurë u nis kur dekkaruat se BDI po del nga qeveria, a në fakt përfunduat duke i zëvendësuar ministrat”, tha Aliu.

Aliu më tej gjatë fjalimit të tij përmendi me emër dhe mbiemër të gjithë tanimë ish ministrat e BDI-së duke i nxjerr në pah sukseset gjegjëisshtë mossukseset e tyre. Sipas Aliut ministrat e BDI-së kanë punuar për vete por jo edhe popullin.

Ndërkohë Ermira Mehmeti gjatë fjalimit të saj u shpreh se kandidatët për ministra i takojnë një brezi të ri shumica e të cilëve janë doktor shkencash, magjistra dhe me orientime pro evropiane. 

“Ajo që ka shumë rëndësi është se këta kandidatë nuk vuajnë nga inferioriteti për të qenë bartës të funksionit . BDI gjithmonë ka promovuar oferta të reja. Ne sot po bëjmë një kontratë të re me opinionin e Maqedonisë. Sot po tregojmë se kemi guxim dhe dituri që të heqim figurat që një kohë të gjatë ishin ngjitur për pozitat e tyre”, deklaroi Ermira Mehmeti, BDI. 

Sipas Mehemtit për këto ndryshime të propozuara nga BDI-ja notën përfundimtare do ta japin votuesit shqiptarë të Maqedonisë. 

Ndërkohë deputetja e pavarur Solza Gërçeva kritikoi vendimin e BDI-së që Ahmeti të ketë të drejtën ekskluzive për emrimin e ministrave të rinjë. Sipas saj kjo flet shumë për demokracinë që mbretëron brenda BDI-së. 

Petre Shilegov nga LSDM-ja u shpreh se LSDM-ja nuk do të mbështes zgjedhjen e këtyre ministrave dhe zv/ ministrave sepse bëhet fjalë për banda kriminele, të cilët anashkaluan  interesat e qytetarëve të RM-së. 

“Sot për pak do të ishim dëshmitarë të një skenari. Çfarë ju detyroi ta plotësoni listën, me njërin nga zëvendësat i cili me uniformën e ARM-së u përkul para përmendores së UÇK-së në Sllupçan të Kumanovës.  BDI-ja ishte dëshmitarë i shurdhër por edhe bashkëpjesëmarrës në partizimin e institucioneve, ishte bashkëpjesëmarrës ee vendimeve gjyqësore që dilnin nga tefteri i VMRO-DPMNE-së”, deklaroi Shilegov.  

“Kishit një vit e gjysmë kohë për tu reformuar, ndërkohë që silleshit si diplomatë. Vendimi i BDI-së ëpr një hap të këtillë, pak para shpërbërjes së kuvendit është një kontribut i BDI-së në për të kontribuar edhe më tepër në këtë krizë politike. Ju nuk keni shpëtim, ju jeni kreatorët e krizës”, tha Shilegov.. 

Shilegov pyeti se pse BDI-ja nuk kërtkoi përgjegjësi kur në shtet u bë publik raporti i Pribes. Këtu nuk bëhet fjalë ëpr tejkalim të krizës politike, bëhet fjalë për tentim qyqarë të BDI-së për të hedh hy syve.

Fjalimi i Shilegovit nxiti reagime të ashpra nga deputetët e VMRO-së dhe BDI-së. 

Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE pranoi se vendi është në një krizë artificiale  por jo krizë të vërtet politike. Krizë të cilën sipas tij e shkaktuan kriminelët përmes kërcënimeve dhe shantazheve (duke aluduar në bombat e opozitës). 

“Ne kemi bashkëpinim stabil me pçartnerin tonë të koalicioonit, kemi pasur gjithmonë mirëkuptim por edhe dallime për çështje të caktuara, që është shumë normale”, tha Nikollovski. 

Ndërkohë Xhevat Ademi  tha se BDI-ja ka guxim të merr vendime autonome të pavarura, vendime që edhe kritikuesit më të mëdhenj i befason. 

“Jam i priveligjuar  dhe ndihem i plotësuar që ne sot para opinionit të Maqedonisë prezantojmë më të mirën që kanë shqiptarët”, u shpreh Xhevat Ademi. 

Ndërkohë Roza topuzova-Karevska shtroi dilemën se në rast se bëhet fjalë për kuadrot më të të mirë që ka BDI-ja, atëherë pse priti që vetëm 2 ditë para shpërbërjes së Kuvendit ti propozoj për ministra, pse një hap të këtillë BDI-ja nuk morri më herët, pyeti Topuzova-Karevska, sipas së cilës kandidatët për ministra po keqpërdoren për motive politike. 

Dimitriev lëshon pe për Maksutin por jo edhe për Zekirin 

Alsat mëson se Bekim Maksuti sapo u firmos nga kryeministri teknik Emill Dimitriev, megjithatë votimi në parlament i ministrave të rinj mbahet pezull për shkak të arlind Zekirit. BDI mbetet në qëndrimin që të votohen të gjithë të propozuarit, ose në të kundërtën nuk do lejojnë votimin e asnjërit nga kandidatët. Nga BDI shprehen të gatshëm për bisedime me partnerin e koalicionit, për tejkalimin e dallimeve.

*****

Maksuti dhe Zekiri të papranueshëm për Dimitrievin 

Jo zyrtarisht raportohet se Bekim Maksuti nga Shipkovica është i pa dëshirueshëm për VMRO-DPMNE-në, pasi u përkul para dëshmorëve në Sllupçan.

Ndërkohë nga BDI-ja e Ahmeti këmbëngulin, “o të gjithë, o asnjë”. 

Ndryshe Bekim Maksuti nga Shipkovica e Tetovës i cili në vitin 2012 në uniformën e ARM-së së bashku me ish ministrin e mbrojtjes, Fatmir Besimi u përkulën para përmendores së UCK-së në Sllupçan nuk mori dritë jeshile nga kryeministri teknik, Emil Dimitriev.

Ndryshe Maksuti ishte propozim për zëvendës ministër të ri të Mbrojtjes.

Në listën e dërguar në Parlament, me ministra dhe zëvendës ministra të propozuar nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe të nënshkruar nga Dimitriev, përveç  emrit тë Maksutit mungon edhe ai i Arlind Zekirit.