Një video në të cilën kryeministri Ramush Haradinaj sot vraponte drejt zyrave të Qeverisë pasi bëri një fotografi me disa nxënës para bustit të shtatores së heroit Gjergj Kastrioti -Skënderbeu, bëri bujë në media dhe në rrjete sociale.

Por sipas një përgjigje të Zyrës së Kryeministrit që ia ka dhënë Kohavisionit thuhet se arsyeja ka qenë një takim i rëndësishëm që Haradinaj e ka pasur në ato momente.

Por Zyra nuk e ka treguar për natyrën e takimi ose me kë ka pasur të takohet kryeministri.

Ndryshe, nga videoja vihet re edhe gatishmëria e ekipit të kryeministrit dhe ministrat që të vrapojnë kur një gjë të tillë e bënë kryeministri, edhe pse shihet se nuk e kanë pasur idenë pse po vrapon.