Paris Saint-Germain ka mposhtur kampionin aktual francez, Monacon, me rezultat 2:1 për ta fituar superkupën e Francës.

Ndonëse Sidibe kaloi Monacon në epërsi në minutën e 30-të, klubi kryeqytetas pati përgjigje në pjesën e dytë me golat e Dani Alves nga goditja e dënimit në minutën e 51-të, dhe asistimi i tij për Rabiot që shënoi në minutën e 63-t.