Këshilli i prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë dhe Prokuroria publike për përndjekje të veprave penale të ndërlidhura dhe të cilat nga përmbajtja e përcjelljes joligjore të komunikimeve – Shkup sot ka mbajtur takim pune në lidhje me rastin “Puç”.
Siç theksohet në kumtesën e Këshillit të prokurorëve publikë, në takim është diskutuar pas kërkesës me shkrim të Këshillit për dorëzimit në ekspertizë të shkrimeve rreth lëndës, të njohur në opinion si “Puç.
Hetuesit e PSP dhe anëtarët e Këshillit kanë vendosur që takimet e e këtilla të vazhdojnë sipas nevojës edhe në të ardhmen.
Pas përfundimit të takimit, prokurorja speciale publike Katica Janeva deklaroi se bëhet fjalë për takim pune në të cilin, mes tjerash, është bërë fjalë edhe për problemet, me të cilat përballet kjo prokurori.
Janeva javën e kaluar kishte takim me kryetarin e Këshillit të prokurorëve publik Petar Anevski në lidhje me ndërmarrjen e shkrimeve dhe dokumentacionin nga lënda “Puç” nga ana e Këshillit.
Pas takimit Anevski tha se pesë prokurorë nga PSP do të takohen me anëtarët e prokurorëve publikë dhe do t’i elaborojnë shkaqet për anulimin e PSP nga rastin “Puç”.