Rasti “Fortesa 2” në të cilën të akuzuar janë ish-drejtori i Drejtorisë së pestë në DSK, Goran Grujevski, i punësuari në DSK, Nikolla Boshkovski dhe gjashtë të tjerë, për përgjim të jashtligjshëm, është anuluar për 6 nëntor.

Gjykatësja Lidija Petrovska anuloi seancën për arsye se prokurorja speciale Lençe Ristoska, dorëzoi dëshmi plotësuese për rastin.

“Për të treuguar se dokumentet e shkatërruara lidhen me sistemin për përgjim të komunikimeve, propozuam si dëshmi të jenë pikërisht marrëveshjet për blerje të sistemeve, ku origjinalet ndodhen në lëndët “Shënjestra” dhe “Fortesa”, tha Ristoska.

Ajo shtoi se dëshmitë e dëshmitarëve shkojnë në atë që akuzohen të akuzuarit dhe shpresoi se në seancën e radhës do të mbyllet lënda.

Avokati i Goran Grujovskit, Ljupço Shvrgovski tha se nuk ka asnjë kontakat me të akuzuarit prej momentin kur ai ka qenë i pakapshëm për organet. Ai kërkoi që të refuzohen dëshmitë e reja që dorëzoi PSP-ja, pasi kjo lëndë sipas tij, nuk del nga përgjimet e joligjore.