“Tarifa” dhe “Tenk” janë dy procedurat e reja hetuese që sot i hapi Prokuroria speciale publike, duke vepruar në lëndët e formuara sipas detyrës zyrtare me rastin e bisedave të publikuara.
Siç thuhet në kumtesën e PSP-së, me urdhër për zbatimin e procedurës hetuese në rastin “Tarifa”, janë përfshirë shtatë persona për shkak të ekzistimit të dyshimit themelor për kryerje të veprës penale Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit nga neni 353 paragrafi 5 nga kodi penal.
Sipas PSP-së, në rastin konkret ekziston dyshim themelor se është kryer keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit të personave zyrtare dhe përgjegjës në procedurën për furnizim publik të softuerit – ERP Sistem për nevojat e SHA ELEM, me ç’rast të dyshuarit me moskryerjen e detyrës zyrtare kanë mundësuar që personi juridik – konzorcium, i cili më vonë e ka fituar tenderin, të cilësohet në fazën e dytë të negociimit gjatë furnizimit publik, edhe pse nuk ka parashtruar dokumentacion të plotë. Vlera e Marrëveshjes së lidhur për furnizim publik është 4.092.420 euro.
“Sot PSP ka nisur hapjen e dy lëndëve të reja sipas detyrës zyrtare dhe atë bëhet fjalë për dy lëndë nën emrin ‘Tarifa’ dhe ‘Tenk'”, thuhet në fillim të kumtesës së PSP-së.
Në rastin tjetër “Tenk”, përfshihen dy persona për keqpërdorim të detyrës zyrtare për veprat e kryera nga muaji shkurt 2012 deri në tetor të vitit 2012.
“Në rastin konkret ekzistojnë dyshimet se për të plotësuar dëshirën e kryeministrit të atëhershëm për furnizim të makinës speciale, e dyshuara e parë e ka detyruar të dyshuarin e dytë që të keqpërdorë detyrën zyrtare, duke favorizuar kështu një promotor ekonomik për sigurimin e asaj makine”, thuhet në kumtesën e PSP, duke shtuar se për këtë kontratë bëhet fjalë për 29.852.642 denarë dhe TVSH me vlerë 5.373.458 denarë, ose rreth 572.780 euro.(MIA)