Prokuroria Speciale Publike (PSP) në mënyrë të ashpër ka demantuar akuzat e gjykatësit dhe ish-kryetarit të Gjykatës penale, Vlladimir Pançevski, gjoja se gjatë bastisjes nga PSP në shtëpinë e tij, një hetues ka vjedhur çelësin e tij dhe kjo sipas PSP-së nuk është e vërtetë, përcjell Fol.

“Të gjitha aktivitetet e ndërmarra në kuadës të procesit parahetimor gjatë kohës së bastisjes në shtëpi, janë të dokumentuara, të inçizuara me video-audio. Për mjetet e konfiskuara mbahet procesverbal, për mjete të marra përkohësisht që nënshkruan edhe vetë personi në shtëpinë e të cilit kryhet bastisja. Pas analizës së plotë të materialeve do të dalim edhe me qëndrim zyrtar për këto pretendime të cilat plotësisht i përgënjeshtrojmë”, thuhet në kumtesën e PSP-së.

Përndryshe ish-kryetari i Gjykatës penale, Vlladimir Pançevski, akuzoi se një hetues i PSP-së gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, ka vjedhur çelësin e tij dhe këtë e mbështet në video inçizimin e kamerës së sigurisë në shtëpinë e tij, të cilën e publikoi TV Alfa. /Fol/