Sapo mbreti Salman u dekretua, të gjithë bashkëshortët arabë nisën leksionet e patentës për gratë e tyre. Mbreti Salman u mundësoi arabëve një ligj të domosdoshëm i cili i jeptë mundësinë që prej qershorit të ardhshëm gratë të pajisjen me patenta.
Një bashkëshort arab Faisal BaGugaish nuk mendoi dy herë dhe dërgoi bashkëshorten e tij në një parkim të një qendre tregtare për t’i dhënë mësimet e para në drejtimin e automjetit.
Lajmin na e bëri të ditur vetë çifti në llogarinë e tyre ne Twitter ku postuan një foto sëbashku dhe mbishkrimin: “Nisa t’i mësoj gruas sime të drejtojë makinën në një parkim, në mënyrë të sigurtë dhe ligjore, në pritje që ligji të hyjë në fuqi”, shkroi në llogarinë e tij analisti i një shoqërie nafte dhe gazi në Dhahran, në lindje të Arabisë Saudite.