Prokuroria Speciale Publike (PSP) është e informuar për arrestimin e Goran Grujovskit dhe Nikolla Boshkovskit. Presin ekstradimin sa më të shpejtë nga Greqia dhe fillimin sa më të shpejtë të gjykimit, përcjell Fol.

”Në këtë pjesë nga procedura PSP nuk ka kompetenca, por presim procedurën e ekstradimit të përfundojë sa më shpejtë, se të akuzuarit do të transferohen në burg në Maqedoni dhe se gjykimi do të fillojë sa më shpejtë”, thonë nga PSP për AIM. /Fol/