Publikohen dokumentet: Kjo është pasuria marramendëse e dhëndrit dhe vajzës së Donald Trump

Shtëpia e Bardhë ka publikuar disa dokumente që zbulojnë pasuritë miliona dollarëshe të stafit  të lartë të Presidentit Trump.

Sipas ketyre dokumenteve, vajza e presidentit Trump Ivanka dhe burri i saj, Jared Kushner, duket kanë një pasuri me vlerë mes 240 milion dollarëve dhe 740 milionë dollarëve.

Kjo përfshin edhe “Trump International Hotel”, nga i cili zonja Trump fitoi 5 milion dollarë  vitin e kaluar.

Dokumentet e financiare të publikuara të premten vonë, shpalosnin edhe pagat e fundit të disa figurave të tjera të profilit të lartë në administratë.

Theksojmë se Ivanka Trump është bashkuar zyrtarisht me administratën e babait të saj dhe do të ketë titullin e “Asistent i Presidentit”, dhe burri i saj, Jared Kushner, është këshilltar i lartë i Donald Trump

Rregullatorët e etikës kërkojnë informacionesh të tilla financiare për stafin që punon në Shtëpinë e Bardhë, sqaron “BBC”. Dokumentet tregojnë të ardhurat dhe pasuritë në kohën që ata fillojnë të punojnë për qeverinë amerikane, para se të gjitha pasuritë të shiten ose ngrihen.

As presidenti Donald Trump ose zëvëndëspresidentit Mike Pence nuk ishin pjesë e deklarimit të pasurisë .