Në Gostivar gjatë fundjavës është regjistruar një vjedhje në një objekt fetar, përkatësisht në një xhami.

Siç njoftojnë nga MPB, më 29 shtator në Stacionin Policor Gostivar është denoncuar se më 28.09.2019 rreth orës 10:30, disa kryes të panjohur kanë kryer vjedhje të rëndë në xhaminë ‘Rinia’ në rrugën ‘Beliçica’.

Sipas denoncimit, kryesit me përdorim të dhunës kanë hapur kutinë metale dhe kanë marrë para.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.