Dhjetëra aktivistë të cilët u dorëhoqën nga Lëvizja Vetëvendosje, po përballen me kritika nga tashmë ish-bashkëpartiakët.

Gjatë ditës njëri nga aktivistët e LVV-së, ka publikuar pagat mujore të disa aktivistëve që sot zyrtarisht dhanë dorëheqje nga ky subjekt.

Në listën e të dorëhequrve janë ish-koordinatori i Sekretariatit të Përgjithshëm të Lëvizjes, Nol Nushi, dhe Teutë Rrusta ish-koordinatore e Qendrave të VV-së , të cilët sipas listës së publikuar me shumën e pagave kanë marrë nga 600 euro në muaj.

Publikimin e kësaj liste të pagave e ka bërë Pajtim Demaj aktivist i VV-së.