Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitreivski me përfaqësuesit e administratës komunale sot ka vizituar komunën e Gjilanit. Ai ka realizuar takim me kryetarin e kësaj komune Lutfi Haziri dhe me atë të Visitës Sokol Haliti.

Qëllimi i kësaj vizite ka qenë koordinimi për bashkëpunim në sferën e projekteve ndërkufitare ku komuna e Kumanovës dhe Gjilanit i kanë përfituar nga Komisioni Europian për modernizim dhe konstruksion të tregjeve.

Kryetari i komunës së Kumanovës Dimitrievski ka shprehur falenderim për kryetarin e komunës së Gjilanit, Haziri për pritjen dhe bashkëpunimin duke theksuar se projekti i përbashkët për modernizim të tregjeve është në përfitim të tregëtarëve duke thënë se implementimi i këtij projekti është shumë i rëndësishëm dhe efektiv për të ardhmen.