Organizata qytetare MOST e cila me vite i monitoron zgjedhjet në Maqedoni, ka publikuar raportin nga 25 shtatori deri 4 tetor, në të cilën shkruhet se deri më tani, gjatë fushatës janë shënuar disa raste të izoluara të keqpërdorimit të burimeve publike, më së shpeshti nga kryekomunarët të cilët janë kandidatë në zgjedhjet lokale, përcjell Fol.

”Është shënuar presion i pranishëm të ngjarjeve partiake në një komunë dhe organizim të ngjarjeve partiake gjatë kohës së punës në dy komuna nga ana e kryekomunarëve të OBRM-PDUKM, si dhe një rast shantazhim për votim për kandidatë të pavarur”, thuhet në raportin dërguar medias.

Në raport shkruhet se janë demoluar edhe të 10 shtabeve zgjedhore të katër partive më të mëdha në tetë komuna dhe dëmtim të materialeve propaganduese politike në gjashtë komuna.

Në kuadër të incidenteve gjatë fushatës, është edhe rrahja e kandidatit për kryetarë komune të Shuto Orizares, Elvis Bajrami dhe kërcënimi me vdekje ndaj kandidatit të Lëvizjes Besa, Bashkim Bakiu. /Fol/