“Drejtori është në pushim mjekësor”, “personi përgjegjës është në pushim vjetor”, “të gjithë inspektorët kanë qenë në udhëtim zyrtarë”, janë disa nga frazat që gazetarët shpesh i dëgjojnë dhe lexojnë si arsye nga institucionet shtetërore, kur duan të marrin përgjigje për çështje të rëndësishme. A është kjo një mënyrë e ikjes nga “dhënia e përgjigjes”, mospasje e zgjidhjes për çështje të caktuara apo përpjekje për heshtjen e temave me interes për publikun?

“Kjo dukuri ndodh më së shpejti kur funksionarët duan ta heshtim temën, që më pas aspak të mos përgjigjen në pyetjet. E keqpërdorin pushim mjekësor apo vjetor, si mundësi që ta kalojnë atë periudhë, tema ta humb aktualitetin dhe më pas fare të mos kërkojnë llogari dhe përgjegjësi për të”, deklaroi për Portalb.mk, Llazarov.Sipas njohësit të çështjeve të transparencës nga organizata joqeveritare “Eurothink”, Goran Llazarov kjo bëhet me qëllim që të heshtën temat me aktualitet dhe të rëndësishme për qytetarët.

Rrjeti mediatik i Fondacionit Metamorfozis, Portalb, Meta, Vërtetmatësi dhe  ka reaguar në disa raste për këtë mënyrë të funksionimit të sektorit për komunikim me publikun, megjithëse, situatat e fundit vazhdojnë të dëshmojnë se nuk ka ndryshim. Portalb me muaj nuk ka arritur të marrë përgjigje nga Inspektorati Shtetëror i Transportit, sepse “drejtori ka qenë në pushim vjetor”.

Përvojë të ngjashme ka pasur edhe me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, sepse “personi përgjegjës ka qenë në pushim mjekësor”, dhe përgjigjet e dërguara nëpërmjet e-mailit kanë mbetur pa përgjigje.

Redaksia Meta.mk ditë më parë publikisht reagoi ndaj Ndërmarrjes Publike (NP) për Infrastrukturë Hekurudhore – Hekurudhat e RMV-së, pasi tash tre muaj nuk janë përgjigjur në pyetjet e parashtruara për disa projekte të rëndësishme. Përgjigje në raste të ndryshme nuk kanë dhënë edhe nga Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, veçanërisht në dhënien e lejes për të pasur qasje në laboratorin për realizim të testimit nga kjo Ministri.

Më alarmues ishte rasti kur inspektorët nuk reagua ndaj ndotjes së Lumit Vardar, ngaqë të gjithë kishin qenë në “udhëtim zyrtar.

Nevojën për informim të qytetarëve nëpërmjet mediave apo shoqatave qytetare, për çështje të rëndësishme, Fillkov e sheh në atë se institucionet funksionojnë në bazë të parave të qytetarëve, dhe të njëjtat duhet të informojnë se si i shpenzojnë ato mjete.Sipas presidenti të Qendrës për Komunikim Qytetar, German Fillkov me raste të ngjashme janë ndeshur edhe Qendra e tyre. Sipas tij, mungesa fizike dhe e formave të tjera që u përmendën më lartë nuk duhet të ndodhin, veçanërisht në këtë shekull ku zhvillimi teknologjik dhe informimi virtual duhet të jetë më i shpeshtë nga vetë institucionet.

“Me raste të tilla jemi ndeshur edhe ne, por ne si kërkuese të informatës apo gazetarëve dhe qytetarëve nuk mbajmë llogari se është dikush në pushim apo për arsye të tjera mungon dhe për të institucioni nuk ka caktuar zëvendësim. Sigurisht se në shekulli XXI mungesa fizike dhe të tjera të ngjashme nuk duhet të jetë pengesë për informim. Kur një institucion nuk përgjigjet në kërkesën për qasje apo për pyetjet e parashtruara nga gazetarët, pavarësisht arsyes, ai institucion jo vetëm që ka problem me transparencën, por vepron në kundërshtim me rregullativën. Jo vetëm Ligji për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik, por edhe me Ligje të tjera, por edhe vetë Kushtetua e thekson të drejtën e qytetarët të jenë të informuar për punën e institucioneve. Ajo e drejtë del nga arsye e thjeshtë, pasi të gjitha ato institucione shpenzojnë para të qytetarëve, dhe nga këtu ata duhet t’i njoftojnë ata se pse e bëjnë atë. Meqë nuk mundet të gjithë qytetarët veçmas të paraqiten për informim, institucionet duhet vetë ta bëjnë më mënyrë direkte apo indirekte, nëpërmjet gazetarëve, mediave dhe organizatave qytetare. Për këtë shkak, mospërgjigjja në pyetjet për informata drejt mediave dhe organizatave qytetare do të thotë, heqje e të drejtës së qytetarëve të jenë të informuar”, tha Fillkov.

Ai është decid në atë, se transparenca duhet të jetë sistem, e jo person.Se institucionet duhet të japi llogari dhe të jenë transparente për mediat për shkak të qytetarëve, e vlerësoi edhe Llazarovi.

“Institucionet publike duhet të dinë se nga ku e nxjerrin përgjegjësinë dhe fuqinë e tyre dhe se janë në ato pozita sepse qytetarët i kanë sjellë në ato pozita. Qytetarët i kanë sjellë në ato pozita dhe ato duhet të japin çfarëdolloj informate ndaj tyre. Nuk mundet që një pyetje e cila është e rëndësishme për qytetarët, të lidhet vetëm me një person. Duhet të ketë sistem të zëvendësimit ku gjithmonë do të dihet se kush është zëvendësimi i personit i cili është përgjegjës për komunikim me publikun. Pyetjet duhet të përgjigjen në kohë, sepse disa përgjigje duhet të jepen po atë javë, atë ditë apo atë orë”, tha Llazarov.

Ndërkohë, rrjeti mediatik i “Metamorfozis” vazhdon të presë përgjigje për infrastrukturën hekurudhore dhe laboratorin e Ministrisë së Ekologjisë. Për këto raste i njoftuar është edhe ministri për Transparencë dhe Llogaridhënie, Robert Popovski.

Derisa mediat pushimet i paraqesin si një arsye por mos dhënie të përgjigjeve, ndërkohë, sipas të dhënave të Eurostatit, 61,2% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut nuk mund të shkojnë në një pushim njëjavor në ndonjë vendpushim gjatë vitit, për shkak të kushteve ekonomike. Numri i atyre që nuk mund të shkojnë në pushim ka pësuar rënie në krahasim me vitin 2010 prej kur po bëhet evidentimi statistikor për vendin, kur ajo përqindje ishte 74,2.