Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një bisedë telefonike me mbretin e Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz, kanë diskutuar për krizën mes Katarit dhe disa vendeve arabe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar nga qendra për shtyp e Kremlinit thuhet se Putin në bisedën e tij telefonike me mbretin Selman kanë diskutuar për krizën mes Katarit dhe disa vendeve arabe si dhe zhvillimet e fundit në rajon dhe Lindjen e Mesme.

Putin dhe mbreti Selman të cilët kanë vlerësuar marrëdhëniet dypalëshe Rusi-Arabi Saudite, kanë vënë në dukje vullnetin e tyre për zhvillimin e bashkëpunimit.

Gjithashtu Putin dhe mbreti Selman janë dakorduar në çështjen e vazhdimit të takimeve në fusha të ndryshme mes dy vendeve.