Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Recep Tayyip Erdogan përmes një bisede telefonike sot shprehën shqetësim serioz rreth vendimit të SHBA-së për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, njoftoi Kremlini.

Të dy udhëheqësit ranë dakord se nuk mund të lejohet përshkallëzimi i mëtejshëm i tensioneve në Lindjen e Mesme, thuhet në deklaratë.