Presidenti rus, Vladimit Putin i ka dërguar presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, telegram ngushëllimi.
 

Ai ka dënuar sulmin gjatë festimit të ndërrimit të moteve në klubin e natës “Reina” në Stamboll ky sulmuesi vrau 39 persona dhe i la të plagosur 70 të tjerë, ka njoftuar pres shërbimi i Kremlinit.

“Zor është të paramendohet një krim i vrasjes të numri të madh të njerëzve të pafajshëm në festimet e vitit të ri. Por, terroristët nuk kanë vlera morale. Detyra jonë e përbashkët është lufta kundër agresionit terrorist”, ka thënë Putin në letrën dërguar Erdoganit, transmeton lajmi.net.

Erdogan me rastin e sulmit të ri ka thënë se Turqia do të luftojë deri në fund kundër të gjitha llojeve të sulmeve që i kryejnë terroristët dhe ata që i mbështesin.

“Si komb, do të luftojmë deri në fund dhe atë jo vetëm kundër sulmeve të armatosura terroriste dhe grupeve të tyre, por edhe kundër sulmeve ekonomike, politike dhe shoqërore”, ka thënë Erdogan. /Lajmi.net/