Në një Konferencë për Shtyp zv Kryeministri Hazbi Lika para gazetarëve tha se “Buxheti 2018 është buxheti më i mirë deri tani për shqiptarët në krahasim me të gjitha buxhetet e deritanishme”

Me këtë deklaratë Lika mes rreshtash pranoi se për 15 vite rradhazi BDI dhe Lideri i saj kanë votuar në çdo fund viti për një buxhet diskriminues për shqiptarët. Dhe janë fajtorët me të mëdhenj ne pluralizmin politik, që shqiptarët gjithmonë kanë qenë të diskrimuar jo vetëm politikisht por edhe ekonomikisht pa përkrahje te shtetit për zhvillim, infrastrukturë, arsim, shëndetësi mbrojtje sociale etj.

Hazbi Lika, në mungesë të ofertës konkrete për shqiptarët me buxhetin e vitit 2018, përmendi vetëm themelimin e një asambli kulturor për shqiptarët, qe do të finansohet nga shteti, por jo edhe spitale, shkolla, cerdhe, fabrika, rrugë qe do të mbështeteshin me paratë e buxhetit në cilën participojnë shqiptarët për vite me rradhë.