Ndaj takimit të mbrëmshëm të BDI-së   që u mbajt në Tetovë ka reaguar edhe  lideri  i Eco Guerilas , Arianit Xhaferi, i cili në profilin  e tij në fejsbuk atakoj Kryetaren e Komunës znj. Teuta Arifin, duke i parashtuar edhe ca pyetje publike. 

në vazhdim ja postimi i plotë i Arianit Xhaferit.:

 

Kur do e rregulloni problemin e deponise ne hyrje te qytetit, sepse riemerimi i saj nuk po e zgjidh problemin!?
Kur do e perfundoni ujesjellesin, sepse pjesa me e madhe e qytetit vuan mungesen e ujit!?
Kur do e rregulloni transportin urban sepse qytetaret detyrohen te levizin me vetura gjithandej!?
Kur do e rregulloni rrjetin e gazit natyror sepse qytetaret detyrohen te ngrohen me dru?!
Kur do ndertoni vendparkime te mjaftueshme, garazhe nentokesore, garazhe me kate, sic kane ndertuar ne Shkup?
Kur do e rregulloni qendren e sporteve, sepse eshte bere cerdhe narkomanesh e prostitutash? Te rinjet e qytetit duan hapesire per te ushtruar sportet e tyre.
Kur do ndertoni parqe e hapesira te gjelberta? Kur do i clironi hapesirat publike qe jane uzurpuar nga subjekte te ndryshme?
Kur do publikoni gjobat qe ju keni vene bizneseve qe djegin mbeturina, ndotin ajrin – si dhe vertetimet qe ato subjekte kane paguar gjobat? Kjo duhet per transparence.
Kur do publikoni borxhet qe keni trasheguar nga administrata e kaluar, sa nga ato borxhe jane paguar, me cfare fondesh – dhe cili eshte niveli aktual i borxhit te komunes se Tetoves ndaj kompanive private, apo borxhe tjera te ndryshme?

SHTONI DHE JU PYETJET TUAJA!

eco1