Qendra për analiza ekonomike (QAE) konsideron se kërkesat për gjenerim  të borxhit nga ana e njësive të vetëqeverisjes lokale (NJVL) dhe shlyerja e tij eventuale nga pushteti qendror për mbulimin e obligimeve të papaguara të komunave dhe ndërmarrjet e tyre publike çon drejt erodimit të mëtutjeshëm të shtetit juridik.

“Me masën e tillë dërgohet sinjal se veprimet joligjore, puna e papërgjegjshme, dhe mospasja e llogaridhënie paguhet, ndërsa subjektet ekonomike ekspozohen në pozitë jo të drejtë dhe diskriminuese në raport të shtetit dhe krijohen devijime të tregut në tregun e kapitalit, thonë nga QAE.

Instrumenti i tillë, sipas tyre, çon drejt mbajtjes së robërimit të shtetit që veçmë ishte detektuar nga ana e Komisionit Evropian, ndërsa plotësisht, shtojnë,  dërgohet porosi për mosndëshkim të kuadrove politike të cilat i udhëheqin komunat dhe sindikalizohen shpenzimet për punë të papërgjegjshme të funksionarëve të zgjedhur dhe të emëruar me çka krijohen rreziqe për mospërgjegjësi dhe  moral hazard.

“Duke e ditur se do të kalojnë pa dënim adekuat për punë të papërgjegjshme me mjetet tatimore të qytetarëve, krijohet situatë në mungesë të çfarëdo lloj  kujdesi për menaxhim me rreziqet në mënyrë adekuate të mundësive dhe resurseve të komunave nga ana e  kryetarëve  jopërgjegjës të komunave. Shpenzimi për punë të papërgjegjshme në shtetin e robëruar  bie në barë edhe të atyre të cilët nuk janë përgjegjës për papërgjegjshmërinë edhe jashtë  ligjit  të punës, thonë nga QAE dhe potencojnë se instrumenti i tillë çon drejt diskreditimit të institucioneve, trupave kontrollues dhe në përgjithësi sistemit të kontrollit.

QAE kërkon që Qeveria të bëjë analiza adekuate për gjendjen, arsyet, strukturën, efektet financiare dhe ekonomike nga obligimet e papaguara nga ana e NJVL-së dhe ta detektojë përgjegjësinë, e cila duhet të jetë e individualizuar, ndërsa Ministria e Financave të bëjë analizë adekuate për gjendjen, arsyet, strukturën, efektet financiare dhe ekonomike nga obligimet e papaguara dhe ta detektojë përgjegjësinë, e cila duhet të jetë e individualizuar.

Në mënyrë adekuate me këtë, kërkohet Prokuroria publike të ngritë hetim pas këtyre analizave dhe në mënyrë adekuate të veprojë atje ku ka krijuar dyshim për vepra penale. Njëherit,  kërkohet të konfirmohet se cilat komuna do të mund t’i riprogramojnë borxhet me huamarrje afatshkurte sipas kushteve të tregut nga ana e vetë komunave, e cilat me hua afatshkurte nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë. /Fol/