Qentë endacake janë pjesë e përditshmërisë në qytet, qytetarët i druhen jo vetëm rreziqeve shëndetesore që mund të vinë prej tyre, por edhe sjelljeve agresive. Kryetari i Komunës së Gostivarit i ka dhenë zgjidhje këtij shqetesimi, sipas standarteve te vendeve europiane,duke ndertuar strehë për qentë gjithashtu prej sot ka filluar dhe vaksinimi,sterlizimi i tyre.

Sterilizimi apo kastrimi jo vetem nuk lejon riprodhimin e qeneve endacak, por edhe redukton sjelljen e tyre agresive.

Përmes një postimi në “facebook” kreu Taravari ju uroi punë të mbarë mjekëve veterinarë duke kujtuar se janë pjesë e një aksioni të rëndësishëm për qytetin e Gostivarit.

Statusi i plotë:

Me ndërtimin e një strehe apostafat për qentë dhe tashmë me kujdesin mjekësor ndaj tyre, besojmë se çdo gjë është në rrugë të mbarë për të marrë në kontroll kërcënimin që ju kanosej qytetarëve nga këta qen.
Puna vazhdon.