Përgjatë lumit Vardar dje nga një grup i qenve endacak është sulmuar 20 vjecari me inicialet S.N. nga qyteti i Shkupit.

Ai ka qenë duke u shetitur me bicikletën e tij. Pas sulmit është dërguar në mjek ku i janë konstatuar lëndime në gjurin e djathtë, dhe pas ndihmës mjekësore është lëshuar në shërim shtëpiak.