Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e 168-të të rregullt të sotme e miratoi mendimin e Ministrisë së Drejtësisë që të pranohet nisma për interpretim autentik të nenit 11 të Ligjit për amnisti, të parashtruar nga deputetët Sashko Kosotv dhe Dime Vellkovski.

Siç theksohet në kumtesë të seancës qeveritare, në mendimin e Ministrisë të Drejtësisë thuhet se Ligji për amnisti ishte ndryshuar dhe plotësuar në vitin 2009, ku u pezullua neni 11, i cili përmbante mundësi për amnisti pa zbatim të procedurës.

“Sipas këtij mendimi, në mars të vitit 2016, Gjykata Kushtetute e pezulloi Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për amnisti të vitit 2009, por me me pezullimin e Ligjit të vitit 2009, nuk kthehet në fuqi dispozita e nenit 11. Kjo do të thotë se presidenti i Republikës nuk ka pasur, as megjithatë tani ka mundësi ligjore të amnistojë pa zbatim të procedurës mbi bazë të këtij neni dhe sipas kësaj të gjitha aktet për amnisti të presidentit të shtetit të bazuara në nenin 11 të Ligjit për amnisti të shpallur në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” numër 20/1993, janë të paligjshme dhe si i tilla të pavlefshme”, shtohet në kumtesë.