Qeveria në seancë e miratoi Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për akcizat me të cilin propozohet rritje e lartësisë së akcizës së derivateve dizel të cilat përdoren si lëndë djegëse dhe të ekstra vajit të lehtë për amvisëri që përdoret si derivat për ngrohje, për tre denarë, përcjell Fol.

Siç u kumtua paraprakisht rritja e akcizës propozohet nga 1 janari i vitit 2018, ndërsa efekti i pritur në buxhetin për vitin e ardhshëm është 1,6 miliardë denarë.

Rritjen e akcizës së naftës Qeveria e propozoi si ndryshim adekuat të rregullativës tatimore. Madje, efektet nga kjo masë janë rritja e të ardhurave buxhetore, harmonizimi me standardet evropiane dhe rregullativat e Bashkimit Evropian, si dhe mbrojtja e mjedisit jetësor, gjegjësisht ulja e ndotjes.

Efekti nga rritja e akcizës së naftës në mënyrë adekuate është shprehur edhe në rritjen e pritur të së ardhurave nga TVSH-ja për rreth 350 milionë denarë, që është projektuar në Propozim-buxhetin për vitin 2018. /Fol/