Qeveria e Maqedonisë sot (e martë) në orën 12:00 do ta mbajë seancën e 26 me radhë. Në rend dite janë disa pika, mes të cilave edhe informacionet për gjendjen dhe përparimin në procesin e integrimeve evropiane, shfrytëzimi i fondeve të BE-së, statusi i Marrëveshjes kornizë dhe tema tjera.

Në seancën e sotme Qeveria gjithashtu do të rishikojë informacionet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për rishikimin e planin operativ për masa aktive për punësim në vitin 2017.

Gjithashtu do të rishikohen informacionet për bashkëpunim mes Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë dhe Turqisë në fushën e arsimit.

Në seancën e sotme Qeveria do të diskutojë edhe pika tjera që janë me interes për qytetarët./Telegrafi/