Funksionerët nga rradhët e VMRO-DPMNE-së dhe ish strukturat udhëheqëse të Regjistrit qëndror për interesa biznesore të VMRO-DPMNE-së në kundërshtim me ligjin e kanë dëmtuar Buxhetin e Republikës së Maqedonisë për 22 milion denarë.

Përfitimet e këtij institucioni prej 22 milion denarësh në vend që të vendosen në kasën shtetërore kanë përfunduar në shoqërinë aksionare për menaxhim të banesave dhe hapësirave të banimit, ndërsa nga aty këto mjete janë transfruar në një firmë ndërtimore e cila ka qenë realizuese e ndërtesës në qendër të Shkupit.

Kjo punë dëmtuese dhe e paligjshme e VMRO-DPMNE-së gjithsej 11 vite e ka dëmtuar buxhetin për interesa biznesore partiake, ndërsa i ka varfëruar qytetarët.
Ajo kohë përfundoi. Qeveria e re e udhëhequr nga LSDM i sanon dëmet që i bëri VMRO-DPME dhe paratë i kthen tek qytetarët. Përmes një sërë masash, do të rriten pagat, do të zgjidhet problemi me të falimentuarit, do të kthehet tarifa e lirë e rrymës, po rritet standardi jetësor i qytetarëve.

Për të gjitha keqpërdorimet të bëra në dëm të qytetarëve pason përgjegjësia!, thuhet në kumtesën e LSDM-së.