Qeveria e Maqedonisë sot me fillim në orën 18:30 do të mbajë seancën e tretë me radhë.

Në kumtesën e Qeverisë thuhet se, në seancën e sotme do të diskutohet për ndërmarrjen e masave adekuate dhe aktivitete për mbrojtjen nga dëmet e vërshimeve në rajonin e Porojit në Tetovë.

Në kumtesën e Qeverisë nuk paralajmërohet ndonjë pikë tjetër për diskutim mes ministrave të rinj./Telegrafi/