Drejtoria për siguri dhe Kundërzbulim dhe Byroja për Siguri publike do të udhëhiqen nga kuadro të propozuar nga Ministri i Punëve  të brendshme, Oliver Spasovski. Në vend të Vladimir Atanasovski me DSK-në do të udhëheq Goran Nikollovski, ndërsa Byronë për siguri publike, në vend të Mitko Çafkovit do ta udhëheq, Llaze Vellkovski.  Këtë e vendosi Qeveria në seancën e mbrëmshme  në të cilën, siç informoi shërbimi qeveritar për media, janë marrë shumë vendime të rëndësishme për nevojat e qytetarëve dhe bëri ndryshimet e nevojshme të kuadrove në interes të stabilitetit dhe sigurisë së qytetarëve dhe shtetit.  Në kumtesë Qeveria, thekson se ka vendosur drejtorë të rinj, ekspertë të dëshmuar në Byronë për Siguri Publike dhe Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim.

“Në seancën qeveritare është konstatuar se drejtorët e sapoemëruar, Vellkovski dhe Nikollovski, janë zgjidhje cilësore ekspertësh me përvojë shumëvjeçare në këtë sferë, të cilët nuk kanë qenë dhe nuk janë anëtarë të partive politike. Është shfaqur bindja se Velkovski dhe Nikollovski me sukses do të përgjigjen në përgjegjësitë e të dy organeve të rëndësishme për sigurinë, që funksionojnë pranë MPBsë, në pozitat udhëheqëse të së cilës janë vendosur, duke pasur parasysh se paraprijnë reforma serioze në MPB dhe në shërbimet sekrete, në pajtim me vërejtjeje e Raportit të grupit të ekspertëve të KEsë, të udhëhequr nga Rajnhard Pribe”, kanë thënë nga Qeveria.

Për drejtorët e shkarkuar Çavkov dhe Anastasovski, në kumtesën e Saj Qeveria thekson se është konstatuar se kanë marrë pjesë në aktivitete të palejuara dhe të kundërligjshme kundër shtetit.

Qeveria emëroi mbrëmë edhe drejtorin e ri të Drejtorisë për të Ardhura Publike, Këtë Drejtori do ta udhëheqë Sanja Lukarevska. Gjithashtu u emërua edhe drejtori i ri i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, të cilën do ta udhëheqë Zoran Atanasov.

Mefail Ismail

Qeveria emëroi drejtorët e rinj, ja emrat by tvshenjaofficial