Qeveria e Maqedonisë në seancën e sotme vendosi të krijojë udhëzime për reformat urgjente për integrimin euro-atlantik të vendit.

Nga qeveria njoftojnë se prej nesër grupet e punës në nivele të ndryshme qeverisëse do të fillojnë të definojnë masat për plan afatshkurtë tre mujor, si dhe për plane afatmesme prej 6 deri 9 muaj, për realizimin e reformave kyçe me prioritet.

Në seancën e qeverisë, në pajtim me mesazhet e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, është konstatuar se realizimi i reformave në vend çon drejt rifillimit të marrëdhënieve me Aleancën dhe hap perspektiva për anëtarësim të Maqedonisë në NATO.