Qeveria e Republikës së Maqedonisë në një nga seancat e fundit kishte miratuar fondin dhe mjetet me të cilat do të bëhej dislokimi dhe pastrimi i deponisë së qytetit të Tetovës, ndërkohë që ky proces pritej të fillojë të hënën më 21 gusht, kështu bëjnë të ditur nga qeveria e Maqedonisë.

“Qeveria e Maqedonisë siguroi mjete dhe nënshkroi marrëveshje për dislokimin dhe pastrimin e deponisë së qytetit të Tetovës, proces ky që duhej të fillojë të hënën pra më 21 gusht, këtë dikush e ka ditur dhe dy ditë para se të fillojë pastrimi dhe dislokimi e ka ndezur deponinë me qëllim që të mos zhvillohet ky proces i pastrimit duke vënë në rezik jetën dhe shëndetin e banorëve të qytetit të Tetovës”, kështu informojnë nga pres qendra e Qeverisë.