Qeveria në mbledhjen e sotme ka vendosur unanimisht që të hapet universiteti i dytë shqiptar me seli në Shkup. Universiteti do të mbaj emrin e humanistes shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza. I njëjti universitet do të funksionoj konform standardeve më të larta ndërkombëtare, duke sjell cilësi dhe student të përgatitur.  Universiteti i ri shtetëror shqiptar në Shkup do të ketë pesë fakultete me 14 programe studimore.Gjithashtu, qeveria sot ka miratuar vendimin për themelimin e dy fakulteteve në kuadër të Universitetit Shtetëror të Tetovës, Fakultetin e Bujqësisë dhe atë të Pedagogjisë me plotësim dhe ndryshim të ligjit për USHT-në.

Qeveria2-620x330