Qeveria e RMV ka ndarë 3milion euro për federatat sportive në vend. Lajmin e ka bërë të ditur vet kryeministri i vendit Zoran Zaev përmes një postimi në profilin e tij në FB. Kryeministri ka shkruar në FB se qeveria mbetet e përshkushtuar në mbështetje të sportistëve edhe federatave sportive edhe në kushte pandemije, shkruan TOP24.
Postimi i plotë i kryeministrit Zoran Zaev.
“Krijojmë kushte për realizim të pandërprerë të aktiviteteve federatave sportive edhe në kushte të jashtëzakonshme përshkak pandemisë me Kovid19.
Në mbledhjen e 65-të qeveria, solli vendim për miratimin e 184.5 milio denarë, respektivisht 3milion euro nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021 nga programa për masat Kovid për federatat sportive të cilëve u është dhënë vauçer në përputhje me ligjin për sport.
Si qeveri vazhdojmë me mbështetje të vazhdueshme ndaj sportit dhe punonjësve sportiv”, ka shkruar kryeministri Zoran Zaev përcjellë TOP24.