Qeveria edhe më tej nuk arrin të përzgjedh dhe të emërojë kuadro në disa poste të drejtorive dhe këshillave drejtues. Në këto kolltukë vazhdojnë të qëndrojnë njerëz të VMRO DPMNE-së opozitare. Kërkimi i kuadrit me të cilin do të dilet në zgjedhjet lokale nuk është ngarkesë shtesë në procesin e përzgjedhjes dhe emërimit, shprehet ministri i shoqëerisë informatike dhe administratës dhe njëherësh nënkryetar i LSDM-së, Damjan Mançevski. Sipas tij, bëhet fjalë për bisedimet të zakonshme midis partnerëve të koalicionit.

Ende kemi mjaft kohë. Këtë që po e bëjmë, për dallim nga Qeveria paraprake, nuk ndodh për një ditë me vendosjen e dhunshme të kuadrove në poste të caktuara, por se me të vërtetë kërkojmë njerëz përkatës. Absolutisht nuk pres kurrfarë problemi dhe kjo për kohë të shkurtë do të përfundojë – deklaroi Damjan Mançevski, Ministër i shoqërisë informatike dhe teknologjisë.

Ndërsa kur LSDM-ja ishte opozitë akuzonte se pushteti punëson njerëz të dëgjueshëm dhe pa shpallje të konkurseve. Tani, kur socialdemokratët janë në pushtet, ballafaqohen me kritika të njëjta, por këtë herë nga VMRO DPMNE.

 Gjatë kësaj jave, shumë më shpejtë se afati i paraparë do të dorëzojmë informacion të hollësishëm për të gjitha punësimet. Do të shihet se po krijohet tollovi rreth diçka që absolutisht është sipas ligjit dhe nuk ka kurrfarë punësimi masiv – tha Damjan Mançevski, Ministër i shoqërisë informatike dhe teknologjisë.

Qeveria do të del edhe me informacion për, siç thotë Mançevski, mijëra punësime në periudhën nga shpallja e zgjedhjeve parlamentare e deri në formimin e Qeverisë së re./Alsat-M/