Këtë fundjavë ka gjasa që deputetët sërish t’i kthehen debatit për shkarkimin e prokurorit publik, Marko Zvërlevskit. Burime për televizionit Alsat thonë se deri të enjten duhet të përfundojë afati i parashikuar sipas Rregullores për rishikimin e buxhetit, pas çka derisa ai të jetë në shqyrtim të sërishëm në Qeveri, periudha prej disa ditëve do të shfrytëzohet për të përfunduar seancën e filluar për shkarkimin e Zvërlevskit. Nga ana tjetër sot koordinatorët e partive politike përveç VMRO DPMNE-së kanë zhvilluar takim me krye-parlamentarin, Talat Xhaferi. Ata kanë diskutuar për orarin e mundshëm të seancave gjatë periudhës së ardhshme. Nga LSDM-ja ditëve të fundit kërkuan, por nga VMRO refuzuan që të shkurtohet debati për amendamentet e propozuara për rishikimin e buxhetit. Ndërkohë edhe sot u zhvillua debat i ashpër rreth arkës së re shtetërore./Alsat-M/