albin-kurti-Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se si u shkarkua Jabllanoviqi, ashtu do të shkarkohet edhe kryeministri Isa Mustafa.
Kurse, propozimin për t’u bërë Hashim Thaçi-president, Kurti e sheh si një çmenduri që vështirë se do të ndodhë nëse kemi parasysh kohën intensive që do ta përbëjë janari i këtij viti. I përmbledh me një kronologji të gjitha ngjarjet që ndodhen në vitin 2015. Shkarkimin e Jabllanoviqit e quan sukses të protestave dhe presionit që u bë përmes këtyre protestave. Për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili gjendet në arrest shtëpiak, viti 2015 ishte shumë i vështirë për qytetarët e Republikës së Kosovës, meqenëse u shtrenjtuan çmimet dhe nuk pati punësime ashtu siç u premtua. Kurti thotë se kishte manipulime edhe me Trepçën, e cila edhe sot e kësaj dite ka mbetur e ngujuar përkatësisht e okupuar në veriun e Kosovës. Kurtit në këtë intervistë për KosovaPress, nuk i iku as Gjykata Speciale, për të cilën thotë se deputetët e kaluan nën presion dhe trysni. E së fundmi opozita e përbërë prej Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës, nisën kundërshtimin e një procesi tjetër që do të nënshkruhej në Bruksel, për krijimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe. Për Kurtin, por edhe për dy partitë tjera opozitare ,në Kosovë po krijohet një republikë sërpska dhe këtë fuqishëm e kundërshtuan për tre muaj rresht në Kuvendin e Kosovës, me gaz lotsjellës dhe protesta. Protesta të tilla do të nisin edhe në vitin 2016, pasi që Asociacioni i Komunave Serbe që për opozitën e bashkuar është “Zajednicë”, u vërtetua edhe me një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese. Ai vendim po i jep krah opozitës që të vazhdojë ta kundërshtojë deri në tërheqjen e nënshkrimit, ose edhe të rrëzimit të qeverisë. Kurti ështëi bindur se kjo opozitë e bashkuar, e cila nuk po uambush syrin Qeverisë do ta rrëzojë shpejt atë. Pas vendimit të Kushtetueses, sipas deputetit Albin Kurti nuk i ka mbetur asgjë tjetër pos zgjedhjeve. Por ai nuk e thotëse edhe në zgjedhje Vetëvendosje do të jetë e bashkuar me AAK dhe Nismën. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Kurti mendon se kësaj klase politike i ka ardhë fundi dhe duhet të ndërrohet komplet. Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se si u shkarkua Jabllanoviqi, ashtu do të shkarkohet edhe kryeministri Isa Mustafa. Kurse, propozimin për t’u bërë Hashim Thaçi-president, Kurti e sheh si një çmenduri që vështirë se do të ndodhë nëse kemi parasysh kohën intensive që do ta përbëjë janari i këtij viti. I përmbledh me një kronologji të gjitha ngjarjet që ndodhen në vitin 2015. Shkarkimin e Jabllanoviqit e quan sukses të protestave dhe presionit që u bë përmes këtyre protestave. Për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili gjendet në arrest shtëpiak, viti 2015 ishte shumë i vështirë për qytetarët e Republikës së Kosovës, meqenëse u shtrenjtuan çmimet dhe nuk pati punësime ashtu siç u premtua. Kurti thotë se kishte manipulime edhe me Trepçën, e cila edhe sot e kësaj dite ka mbetur e ngujuar përkatësisht e okupuar në veriun e Kosovës. Kurtit në këtë intervistë për KosovaPress, nuk i iku as Gjykata Speciale, për të cilën thotë se deputetët e kaluan nën presion dhe trysni. E së fundmi opozita e përbërë prej Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës, nisën kundërshtimin e një procesi tjetër që do të nënshkruhej në Bruksel, për krijimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe. Për Kurtin, por edhe për dy partitë tjera opozitare ,në Kosovë po krijohet një republikë sërpska dhe këtë fuqishëm e kundërshtuan për tre muaj rresht në Kuvendin e Kosovës, me gaz lotsjellës dhe protesta. Protesta të tilla do të nisin edhe në vitin 2016, pasi që Asociacioni i Komunave Serbe që për opozitën e bashkuar është “Zajednicë”, u vërtetua edhe me një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese. Ai vendim po i jep krah opozitës që të vazhdojë ta kundërshtojë deri në tërheqjen e nënshkrimit, ose edhe të rrëzimit të qeverisë. Kurti është i bindur se kjo opozitë e bashkuar, e cila nuk po ua mbush syrin Qeverisë do ta rrëzojë shpejt atë. Pas vendimit të Kushtetueses, sipas deputetit Albin Kurti nuk i ka mbetur asgjë tjetër pos zgjedhjeve. Por ai nuk e thotëse edhe në zgjedhje Vetëvendosje do të jetë e bashkuar me AAK dhe Nismën. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Kurti mendon se kësaj klase politike i ka ardhë fundi dhe duhet të ndërrohet komplet. Por në këtëklasë politike ka edhe njerëz qëi përkasin opozitës së bashkuar si Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Fatmir Limaj i Nismës, persona këta që dikur ishin në qeverisje. Por tash Kurti i arsyeton Haradinajn dhe Limajn. Rrëzimi i Qeverisë është një arsye që do të nxjerrin në rrugë sërish opozitën e bashkuar, madje shumë shpejt. Kjo formë kundërshtimi do të organizohet më 9 janar. Masiviteti që do të mbretërojë në këtë ditë do të jetë mjaftueshëm për t’i dhënë një mesazh pozitës që të jap dorëheqje. Kurti thotë se protesta do të jetë paqësore dhe nuk do të jetë e vetmja që do të organizohet për këtë fillim vit. Ato nuk do ndalen deri në rrëzimin e kësaj qeverie. Po ai nuk e konfirmon se a do të jetëi pranishëm në këto protesta, pasi deri më 6 janar ai pret përgjigjen nga Gjykata, në potë njëjtën ditë kur e ka edhe seancën gjyqësore. Pas kësaj seance, Kurti thotë se në bashkëpunim me kryetarin e VV-së, Visar Ymerin dhe liderët tjerë opozitarë do të marrin vendimin e duhur. Kurti e ripërsërit se “Zajednica” ka vdekur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Këtë vendim e komentoi edhe sekretari i shtetit Amerikan John Kerry, por që sipas Kurtit,, as Kerry nuk e përkrah këtë “Zajednicë”. Ai ka dhënë edhe arsyet se pse Bashkimi Evropian insiston në krijimin e Asociacionit. Kurti ndalet edhe te marrëveshja e LDK-së me PDK-në, ku parashihet që Hashim Thaçi të bëhet president, duke thënë se ai nuk e meriton por as nuk i takon që të bëhet president i Republikës së Kosovës. Ai shtoi se brenda koalicionit qeveritar ka personalitete të mira por jo ata që vin në Kuvend dhe përkrahin “Zajednicës,duke u ankuar për tymin e gazit lotsjellës të opozitës së bashkuar, ndërkohë që i frynë zjarrit të Serbisë të quajtur “Zajednicë”.https://youtu.be/fFWDFny9_hM