Qeveria e ndjek parimin e zero tolerancës për korrupsion dhe pret edhe anëtarët e  Komisionit të Antikorrupsionit ta ndjekin atë parim dhe të tregojnë përgjegjësi.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë e ndjek parimin e zero tolerancës për korrupsion. Në shtatë muajt e fundit, treguam se nuk ekziston tolerancë ndaj funksionarëve të emëruar të cilët kanë treguar shpenzim të papërgjegjshëm të parave të qytetarëve dhe të gjithë te të cilët u konfirmua një gjendje të tillë kanë ngritur përgjegjësi. Njëkohësisht, Qeveria vazhdimisht tregon se shpenzimi me përgjegjësi i parave buxhetore duhet të respektohet edhe nga të gjithë funksionarët e tjerë siç ishte shembulli me Komisionin Shtetëror Zgjedhor. Presim se edhe anëtarët e Komisionit të Antikorrupsionit do ta ndjekin parimin e zero tolerancës për korrupsion dhe do të tregojnë përgjegjësi duke i pasur parasysh ngjarjet e fundit dhe duke e pasur parasysh se kjo është esenca e punës së tyre”, thonë nga Qeveria e RM-së.

Mediat, njoftuan se revizioni i DAP-it, ka konstatuar parregullsi në punën e Komisionit, ku anëtarët e tij, pa dedikim kanë shpenzuar mjete nga buxheti. Konkretisht, në raportin e revizionit është konstatuar se anëtarëve nga Komisioni u janë paguar shpenzime të rrugës për ardhje në seanca, ndërsa pagesa është kryer në bazë të urdhëresave jo të besueshme të udhëtimit. Pastaj, disa prej tyre aspak nuk kanë ardhur në punë, por vetëm në seanca dhe janë dorëzuar nga tre urdhëresa të udhëtimit për të njëjtën ditë.